Hapi koncertin e Malumës, mediat greke JEHONË për këngëtaren shqiptare: Ajo ishte një ZJARR

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka qenë e përzgjedhura për të hapur koncertin e këngëtarit kolumbian, Malumës, në Greqi.

Ndonëse temperaturat kanë qenë disa gradë nën zero, ajo ka ditur si ti vendosë “zjarrin” vendit. Përveç të pranishmëve në koncert, Eleni ka rrëmbyer dhe vëmendjen e mediave të cilat kanë përshkruar performancën e saj, duke e cilësuar si “shpërthyese”.

“Ajo bëri aktin e hapjes në OAKA të mbushur plot të premten mbrëma, duke argëtuar të pranishmit në mënyrën e saj unike. Ndonëse i ftohti ishte i hidhur, Foureira ishte një zjarr përmes veshjes transpartente dhe plot kristale me të cilën zgjodhi që të ngjitej në skenë,” shkruan Protothema.