Kina raрorton vdekjet e рara nga Сovid раѕ më ѕhumë se një viti

Autoritetet shëndetësore të Kinës kanë raportuar v dekjet e para të koron avirusit në vend pas më shumë se një vit e kjo për shkak të rasteve të shkaktuara nga varianti Omicron. Varianti shumë i transmetueshëm ka rezultuar në shpërthimin më të rëndë të Co vid-19 në Kinë në më shumë se dy vjet, me më shumë se 29,000 raste të virusit të konfirmuara që nga fillimi i këtij muaji.

Zyrtarët janë zotuar të shtrëngojnë strategjinë tashmë të rreptë të tolerancës zero në një përpjekje për të frenuar shpërthimet, me metodën e saj që ka provuar të parandalojë numrin e madh të v dekjeve të regjistruara në vende të tjera.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend u rrit në 4,683 pasi autoritetet raportuan dy vdekje të shtunën; e para që nga janari 2021. Të dy pacientët ishin të moshuar sipas Jiao Yahui, një zyrtar në Komisionin Kombëtar të Shëndetit dhe një nga pacientët nuk ishte vaksinuar kundër virusit.

Në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, provinca ka vendosur një ndalim udhëtimi që kërkon që njerëzit që kërkojnë të udhëtojnë përtej kufijve të marrin leje nga policia. Liu Li, një banor në qytetin Changchun, Jilin, tha se të gjithë u urdhëruan të rrinë brenda kur një banor në komunitet rezultoi pozitiv, por tha se bllokimi i ri ka qenë në rregull deri më tani.

Nëse shpërthimi nuk përmbahet deri në fillim të prillit, 35,000 njerëz do të rezultojnë pozitivë, kanë parashikuar studiuesit në Universitetin Lanzhou. Media shtetërore ka thënë se 95% e rasteve janë të lehta, megjithëse 17 milionë njerëz mbi moshën 80 vjeç në vend nuk janë ende të vaksinuar plotësisht dhe vetëm 19.7% kanë marrë një dozë përforcues, thanë autoritetet shëndetësore.