Papa Françesku viziton fëmijët ukrainas në Spitalin Pediatrik të Vatikanit

Papa Françesku ka udhëtuar për në Spitalin Pediatrik Bambino Gesù të Vatikanit, për të vizituar një grup fëmijësh të Ukrainës, të cilët po marrin trajtim pasi kanë ikur nga lufta në vendin e tyre, shkruan GazetaDemos.

Bëhet e ditur se rreth 50 fëmijë kanë mbërritur nga Ukraina në spitalin e Papës, 19 prej të cilëve janë shtruar në spital për të marrë kujdes cilësor.

Këta fëmijë po trajtohen për sëmundje të ndryshme, dhe janë të shtruar në repartin e onkologjisë, neurologjisë dhe repartin për lëndime të rënda.