Nuk ka më dyshime! Donaldi është ‘idioti’ i Borës, detaji që tregon se këngën ia dedikoi asaj

Është publikuar gjatë ditës së djeshme kënga e re e Donaldit e cila thuhej se i dedikohej moderatores, Bora Zemani, ish-it të tij. Pas publikimit të videoklipit të “Nuk je”, u hoqën të gjitha dyshimet dhe u vërtetua se aktori ka shprehur ndjenjat e tij për Borën përmes kësaj kënge. Kjo pasi në fund të këngës, por jo vetëm shihet numri 5.

Kujtojmë që ky numër është i rëndësishëm për Donaldin pasi në këtë datë është lidhur me Borën. Këtë e ka bërë të ditur dhe gjatë qëndrimit në BBV i cili edhe pse po jetonte romancën me Trixën, ai përmes murit në shtëpi hodhi një varëse që kërkoi t’i jepej Borës si dhuratë për përvjetorin e tyre të lidhjes, ndonëse të ndarë.

Në këngë Donaldi i thotë Borës se është idiot i saj, ndërsa i kërkon të mos e lërë vetëm.Një pjesë e tekstit:Nalu shpirt nalu, s’e nuk jam armiku jot

Nalu shpirt nalu, e mos me le ti vetem sot
Unë di që jam idiot, ama jam idioti jot
Me thuaj ti te lutem, me thuaj pse
Shikimin qe ti kishe, jo me se ke
Jam ku me le ,e as mbi re