Ditë zie për Rudina Xhungën, gazetarja humb njeriun e shtrenjtë

Rudina Xhunga, një nga gazetaret më të dashura që jemi mësuar ta shohim në televizione të ndryshme shqiptare, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm tejet të dhimbshëm: ndarjen nga jeta të babait.

Në foton e publikuar pak orë më parë në Instagram, ku shohim Rudinën fëmijë bashkë me të atin që i shtrëngon dorën dhe gjyshen, ka zgjedhur këto fjalë për të dhënë lajmin e vështirë “Babai im, iku sonte te nëna e tij. Pushofsh i qetë ba”.

Për lidhjen e ngushtë me prindërit, sidomos me babain Rudina ka folur edhe publikisht. Nga marrëdhënia e tyre me njëri-tjetrin ajo është shprehur se ka mësuar shumë, sidomos pasi u bë vetë nënë.