Вaballarë të rinj me fëmijë të mitur, këta janë dу minatorët që humbën jetën sot në galeri

Baballarë të rinj që po punonin me mish e shpirt për të rritur fëmijët e mitur. Dhe në një punë plot rrezik.

Adil Dautaj, 41 vjeç banues në Tropojë dhe Afrim Zhutaj, 43-vjeç nga Kepeneku, janë dy minatorët që humbën jetën sot pas shembjes së galerisë së kromit në Lajthizë të Tropojës.

Mësohet se ata ndodheshin në 1000 metra thellësi rreth orës 11:54 bashkë me katër kolegë të tyre.

Në një moment galeria e kromit pësoi shembje dhe i zuri poshtë. Katër shokët e Dautaj e Zhutajt arritën të dilnin, por ata të dy mbetën të bllokuar për disa orë dhe si pasojë e asfiksimit ndërruan jetë.

Minatorët lanë pas fëmijët e tyre, Dautaj dy, ndërsa Zhutaj, tre. Një tragjedi që ka fjalë.