Udhëtoi për 30 orë me fëmijët e ѕај nga Ukraina, gruaja humb jetën ѕapo mbërrin në Romë

Një nënë ukrainase ka udhëtuar bashkë me fëmijët e saj dhe 30 refugjatë të tjerë për të gjetur strehë në një manastir ukrainas në periferi të Romës.

Dy fëmijët e saj të mitur janë vetëm 10 dhe 12 vjeç. Natalia Kretova, një refugjate nga Ukraina, arriti të shpëtojë fëmijët e saj, por jo veten.

Gruaja, së bashku me refugjatët e tjerë që u larguan nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës, arritën në Romë pas një udhëtimi 30 orësh.

Natalia Kretova 45 vjeçe, sapo ka mbërritur në Romë me autobus dhe ka zbritur prej tij ka pësuar atak në zemër.

Fatkeqësisht ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të saj, të cilët kërkuan ndihmë nga bashkëudhëtarët dhe punonjësit e Mbrojtjes Civile Italiane.

Me gjithë përpjekjet e dy efektivëve të policisë që ndodheshin pranë autobusit dhe thirrjes së menjëhershme në spital, nëna fatkeqe nuk mundi të shpëtonte.

Dy fëmijët e saj u transferuan dhe janë vendosur përkohësisht në një qendër për mbrojtjen e të miturve në zonën Albano, një fshat jashtë Romës. Ata janë në gjendje shoku dhe mbështeten vazhdimisht nga një ekip psikologësh.

“Kjo është një tjetër humbje kolaterale, tragjike e kësaj lufte të pakonceptueshme”, shkruan sot gazeta italiane La Repubblica.

Kujtohet se qeveria e Mario Draghit vendosi që në fillim t’u japë të drejtën e akomodimit një vjeçar të gjithë refugjatëve nga Ukraina që do të zgjedhin Italinë si vend të sigurt qëndrimi.

Për sa i përket të drejtës së tyre për të qëndruar në vend, ajo mund të rinovohet për ata që dëshirojnë të qëndrojnë