Pse shkaktohet fryrja e barkut direkt pas s**ksit? Mjekët shpjegojnë 5 arsye të mundshme

A keni bërë ndonjëherë s**ks fantastik me partnerin, vetëm për të patur siklet dhe një fryrje të bezdisshme barku më pas? Mund të duket e çuditshme, por nuk është aq e pazakontë sa duket.

Përpara se të kuptoni se si ta lehtësoni fryrjen pas s**ksit, është e rëndësishme të kuptoni pse po ndodh. Jennifer Wider, gjinekologe, shpjegon disa arsye:

Mitra e kthyer mbrapsht

Nëse keni një mitër të kthyer, seksi mund të bëjë që mitra juaj të lëvizë dhe të kontaktojë me organet e tjera që e rrethojnë. Si rezultat, mund të keni dh imbje dhe fryrje.

“Shenjat e një mitre të kthyer janë dhimbje gjatë s**ksit dhe men struacione të dhimbshme, por shpesh nuk ka simptoma”, thotë ekspertja e shëndetit të grave.
Lidhur me këtë, duhet të bëni një konsultë me mjekun tuaj!

Një çekuilibër bakterial mund të shkaktojë fryrje

Një tjetër shkak i mundshëm i fryrjes pas s**ksit është një çekuilibër ose rritje e tepërt e baktereve natyrore në v**ginë. Kjo mund të shkaktojë infeksione irrituese, duke çuar edhe në ndjesi të bezdisshme pas s**ksi.

Cikli men strual

Hormonet mund të shkaktojnë shumë ndryshime brenda trupit dhe nëse jeni pranë ditëve të ciklit, nuk do të ishte çudi të ndjenit fryrje në zonën e barkut. Kjo ndodh jo vetëm para, por edhe pas men struacioneve.

Keni probleme me tretjen

Një çështje më serioze që mund të jetë fajtori pas fryrjes së barkut përfshin zorrët. Nëse keni një histori të problemeve me tretjen – të tilla si sindroma e zorrës së irrituar (IBS), kapsllëku dhe dispepsi – mund të jeni të prirur për të patur fryrje (bloating) pas marrëdhënieve s**ksuale.

Se ks i pambrojtur

Të bësh s**ks të pambrojtur me dikë është një mundësi tjetër se pse keni ngërçe dhe dhimbje stomaku pas se ksit. Sipas Dr. Wider, nëse sp erma hyn në v**ginën tuaj, prostaglandina (një lloj lipidi) që gjendet në sp**rmë mund të shkaktojë tkurrje dhe parehati të mitrës.

Nëse fryrja e barkut nuk zhduket pas disa orësh, ose nëse e përjetoni vazhdimisht, konsultohuni me mjekun tuaj!

Burimi: Pop Sugar