Pamjet nga dasma sekrete e Berlusconit me partneren 53 vite më të re

Martesa e Silvio Berlusconit me parlamentaren Marta Fascina është zhvilluar ditën e sotme në Vilën Gernetto në Lesmo, Brianza.

Sipas mediave italiane Berlusconi kishte veshur një kostum Armani në ngjyrë blu, ndërsa Marta Fascina një fustan të bardhë dantelle franceze, bust. Në duar mbante një buqetë me zambakë.

Të gjithë të ftuarit e dasmës ditën e djeshme kryen një test anticovid si masë paraprake.

Ceremonia u shoqërua me muzikën e një violinisti.

Të pranishëm kanë qenë të afërm dhe miq të Berlusconit si dhe gjithë të afërmit e Marta Fascinës.

Në fund të ceremonisë, të ftuarit u zhvendosën në ambientet e brendshme të Villa Gernetto për një aperitiv dhe drekë, të shoqëruar nga tre violina.

Kjo martesë nuk ka asnjë vlerë juridike, pasi ata thjesht shkëmbyen unaza.

Marta është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka 2 vjet që bashkëjeton me kreun e partisë së saj.