“E раragjуkova рër…”, e daѕhura bukuroѕhe e ЅеdΙi QaΙΙiut fΙet haρυr për Ιidhjen me këngëtarin

Këngëtari i njohur shqiptar, Seldi Qalliu, në muajin shtator zyrtarizoi lidhjen e tij të re me modelen Sindi Cela, pikërisht në ditëlindjen e saj të 22.

Ata nuk kanë kursyer fotot e ëmbëla së bashku, duke shprehur edhe dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Së fundmi Sindi ka folur më tepër rreth raportit të saj me Seldin, përmes një komunikimi virtual me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

E pyetur se çfarë është Seldi për të, ajo u përgjigj se në radhë të parë është shoku i saj më i ngushtë. Sindi ka treguar se në fillim e ka paragjykuar shumë këngëtarin, por pasi e ka njohur ka ndryshuar mendim për të.

“Në fakt në fillim e kam paragjykuar shumë Seldin, por kur u njoha pastaj më doli komplet kundër. Është një djalë shumë i thjeshtë, i sjellshëm, i edukuar dhe i respektueshëm”, ka thënë Sindi.

Ajo është shprehur se nuk bëhet xheloze për këngëtarin dhe as për të shkuarën e tij. Kur Sindi u pyet se çfarë në lidhje me Mimozën tha se e konsideronte një këngëtare të mirë.