Ѕimbol i fëmijëve të vrarë, Rama poѕton foton e karroсave bosh në qendër të Lviv

Prej më shumë se tre javësh, Ukraina vijon të jetë nën sulmet dhe bombardimet e forcave ruse.

Autoritetet ukrainase vendosën 109 karroca bosh në Lviv për të simbolizuar fëmijët që janë vrarë gjatë pushtimit rus.

Këtë fotot ditën e sotme e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan “Homazh për fëmijët e vrarë” teksa e shoqëron me një zemër të thyer dhe flamurin e Ukrainës.

Prej 24 ditësh Ukraina nuk po gjen qetësi, që kur forcat ruse të urdhëruara nga Presidenti Vladimir Putin nisën agresionin ndaj vendit fqinj. Presidenti ukrainas bëri thirrje për të vazhduar bisedimet me paqe për Moskën, ndërkohë që këtë të shtunë kanë nisur evakuuimet e banorëve nga Luhansku.