




Ditët e fundit Ardian Bujupi dhe Jasmin Kadriu, të cilët edhe u fotografuan duke u puthur, por si për të shuar zërat, Ardiani publikoi një video duke treguar se Jasmina ishte pjesë e videoklipit të këngëtarit.
Artisti e ka publikuar videon edhe në TikTok, ku shfaqet Jasmina me një kërcim sensual krah Ardianit, por në këtë rrjet social ka ndodhur e papritura.





Videoja ka marrë raportime të pafundme dhe madje aplikacioni i ka dërguar një njoftim artistit për shkeljen e rregullave të komunitetit.
Por pse vjen kjo?
Nëse shikojmë komentet në video, pjesa më e madhe e tyre janë negative dhe kundër Jasminës si pjesë e këngës.





“Po mos ta kishe marrë atë (Jasminën) do ishte super”-shkruan një fans që ka marrë qindra pëlqime në komente. Ndërkohë, një tjetër shkruan: “Vetëm prej Jasminës nuk do e dëgjojë askush.”
Deri më tani videoja nuk është fshirë, por siç dihet nëse vijon me reporte ajo do hiqet nga platforma.