Po i dhυnσnte motrën, 52-vjeςari rrah brutaIisht kunatin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Përmet, ku një 52-vjeçar ka dh unuar kunatin e tij, pasi ky i fundit kishte rr ahur brutalisht gruan, pra motrën e 52-vjeçarit.

Sipas njoftimit të policisë, 52-vjeçari është a rrestuar ndërsa u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për P.N. për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestua në flagrancë shtetasin Ç. M., 52 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për shtetasin P. N., banues në fshatin Kosinë, Përmet, pasi shtetasi P. N. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V. N., në ato momente ka ndërhyrë shtetasi Ç. M.(vëllai i shtetases V. N.), i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit, shtetasit P. N., duke i shkaktuar dëmtime në trup. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Dh una në familje”.