46-vjeçari shkon për të punuar për bukën e gojës në Tiranë, ndërron jetë në vendin e punës

Sa herë keni dëgjuar që filani humbi jetën pasi ra nga lartësia ku punonte në Tiranë apo qytete të tjera të Shqipërisë? Plot herë dhe rasti i fundit ka ndodhur sot. Një ngjarje e tillë ka ndodhur rreth orës 10:00 në Tiranë, ku një 46-vjeçar ka rënë nga lartësia e një ndërtese ku ishte duke punuar.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në një godinë në ndërtim në rrugën “28 Nëntori” në kryeqytet.Dyshohet se a ksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Gj. P., 46 vjeç.Me gjithë këto raste ku punëtorë që shkojnë për bukën e gojës kanë humbur jetën në kushtet e punës, a është marrë ndonjë masë për të parandaluar ngjarje të tilla?

A ka shteti jonë institucione përgjegjëse për të parë këto kushtet e punës së ktyre punëtorëve që janë kushte mizerable? A shkon policia për të hetuar më shumë si ndodhin këto ngjarje apo mjaftohen thjesht me një deklaratë?

Ndaj pronarëve të këtyre punëtorëve dhe përgjegjësve të tyre a merret ndonjë masë apo thjesht mjafton një shoqërim në komisariat dhe kaq? Të gjitha këto janë pyetje që nuk i japim dot përgjigje, por urojmë që institucionet përgjegjëse të reagojnë sa më parë pasi raste të tilla po ndodhin shpesh në Tiranë dheo jo vetëm.