Shqipëria vendi i parafundit më i palumtur në Europë! Lëmë pas “vëllezërit” tanë Kosovën

Vitet e fundit, shumë shqiptarë vetëm soe me familjet e tyre kanë vendosur të largohen njëherë e mirë nga Shqipëria. Arsyeja kryesore? Sepse janë të palumtur këtu dhe shumë të stresuar.Së fundmi, Shqipëria është renditur parafundit në Europë në Indeksin e Lumturisë 2022, një publikimOKB, i cili publikohet në kuadër të Ditës së Lumturisë, që është 20 marsi.

Shqipëria renditej në vendin e 90, nga 146 shtete gjithsej, ndërsa nga shtetet e Europës lë pas Turqinë, që është në vendin e 112. Serbia është një nga 10 shtetet në botë që ka pasur përmirësimin më të lartë, duke u renditur në vend të 43.Ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës renditen populli më i lumtur në rajon dhe ndër më të lumturit në botë, duke u renditur në vendin e 32, pothuajse njësoj sa italianët e spanjollët.

Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të ko rrupsionit.Edhe pse s’na vjen mirë, të gjithë jemi të vetëdijshëm që realisht kështu është, ne jemi shumë të palumtur, për shkaqe dhe arsye nga më të ndryshmet dhe që hanë debat, por jemi të palumtur dhe pikë.