




Me një dedikim ndaj vetes se meriton më shumë, Beatrix Ramosaj duket se i ka dhënë fund kapitullit me Donaldin. Ajo e ka ndarë mendjen që aktori nga Vlora nuk e do dhe kjo punë ka marrë fund.Jo më larg se dje, Donaldi tregoi se do të sillte një projekt muzikor, i cili i bëri të gjithë të mendojnë se është për Borën, për shkak të fjalëve të zgjedhura.Pas këtij postimi Beatrix ka ndarë dy foto të saj, shoqëruar me fjalët: “Unë meritoj më shumë”.
Mesazhi është i qartë: ajo ndihet paksa e përdorur nga humoristi i njohur.Të menjëhershëm kanë qenë edhe ndjekësit që kanë aprovuar fjalinë e këngëtares nga Kosova, duke i dhëne gjithmonë mbështetjen dhe dashurinë e tyre.





Beatrix, ndërkohë, duket se po e shijon çdo ditë të saj dhe, tani që ndodhet jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, po shfaq një anë më të lezetshme të saj. Donaldi gjithashtu po i merr maksimumin aventurës së tij në BBV. Ai po nis një karrierë të re si muzikant dhe duket se po ecën mirë. Publiku e do dhe atij i shkon skena. I urojmë suksese!