E hëna pa makina, tre ditë në javë punë nga shtëpia, plani i qeverisë për të kursyer naftën dhe energjinë

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot dy nga pikat e draft-planit të Qeverisë shqiptare që nuk është publikuar ende, për të kursyer energji dhe karburant. Mes tyre është edhe një nga ditët e javës pa makina, me shumë mundësi e hëna si dhe mos vajtja në punë për tre ditë.

“Sot ne kemi vendosur që do të bëjmë ditën e hënë pushim, duke pasur parasysh ato që janë shpjeguar pas mbledhjes. Do të bëjmë një mbledhje tjetër që ta bëjmë ditën e hënë pa makina, por që sigurisht do të vijë gradualisht dhe ajo që agjencia thotë “E diela pa makina” thonë ato, për të kursyer, jo për ekologji, ose flasim për 3 ditë mosvajtje në punë, njësoj si me Covid-in, jo për shkak infeksionesh, por për shkak kursimi.

Kjo është situata.Rritja e çmimeve është pjesa e parë e një filmi të mundshëm. Nuk ka rëndësi sa rriten çmimet, por do vijë moment kur s’ka naftë mjaftueshëm

Ne na intereson që të gjithë njerëzit që përdorin autobusin, të mos kenë problem transportin. Të ulemi për një strategji, çfarë të bëjmë për transportin publik dhe të fillojmë një përdorim agresiv të përdorimit të veturës në mjedisin urban dhe të kuptojmë se çfarë të mirash mund të sjellë që realisht një alternativë serioze.

Lufta me bomba me fatalitete, për ne është në televizor, ama është e kotë dhe kundër produktive që ne të mos e pranojmë të gjithë së bashku dhe të mos ndahemi pakicë-shumicë për disa njerëz të pashpirt që edhe kur dinë, duan ta shfrytëzojnë këtë situatë që të jemi bashkë të gjithë. Lufta është reale në formën e rritjes së çmimve:, tha Rama.