11 arsγe pse nanat që rrijnë në shtëpi e ndjejnë se po ςmenden

Duhet ta pranojme, me genè nanè nè shtèpi nuk
èshtè aspak e lehtè. Duket se njerèzit mendojnè se ti veç rri me femijët gjithè ditèn, apo? Pastaj nuk e kuptojnè pse e humb kontrollin ndonjehere. Kèshtu që, herèn tjetèr kur tezja Hamdije nis me tè tregu sa lehtè eke, etiketoje ne kètè postim.
Qe 11 arsye pse nanat gè rrijnè nè shtèpi e humbin kontrollin do dite:
1 E humbim kontrollin sepse pastrojmè jashtègitje
gjithe diten.

Kur tê pastrosh jashtèqitje nè prapanicat e vogla, nê mure, nè gishta, gjithè ditèn, atèherè mundemi me bisedu.

2 E humbim kontrollin sepse nuk mundemi me shku në toalet rehat.

Seriozisht, jo vetëm që fëmijët të bom*bardojnë me piskama çdo herë që ulesh në toalet, por Zoti na ruajt, me mund burri me i rehatu për disa minuta deri sa ti ta kryesh nevojën në qetësi.

3 Asnjëherë nuk shpëtojmë prej piskamës së vazhdueshme të një fëmije që i është prishur qejfi.

Sot, këtij fëmije i është prishur qejfi 1,678 herë. Kjo mjafton për ta çmendur këdo.

4 E humbim kontrollin sepse 90% e ditës na shkon duke i ruajtur fëmijët të mos e mb*ysin veten.

E keni parasysh… njëri fëmijë mendon se është super-njeri që mund me fluturu nga dollapi i rrobave, e tjetri mendon se është argëtuese ta fusësh pirunin në prizë.

5 E humbim kontrollin sepse kur i kërkojmë 5 minuta për me marrë frymë, na pyesin pse?

Pse? A po tallesh me mua? A e pyet edukatoren në çerdhe pse ka nevojë për 5 minuta pushim, ose edhe për pauzën e saj 30-minutëshe për me hangër bukë rehat?

6 E humbim kontrollin sepse po vdesim për gjumë.

Përderisa ti i bën 8 orët e gjumit, nanat në shtëpi çohen çdo orë nga të qarat e fëmijës, i përzënë përbinëshat në ora 3 të mëngjesit, dhe luten që fëmijët me flejt pa kërku ujë 50 herë.

7 E humbim kontrollin sepse niveli i sheqerit në gjak na ka rënë përtokë.

Ne nuk kemi as gjysëm ore për drekë, madje as 5 minuta për me hangër diçka.

Kur fëmijët hanë bukë, ne vëmë rroba në lavatriçe, lajmë enë, ose endemi nëpër dhomë duke u mundu me e qetësu një foshnje që nuk ndalet tu qajt.

8 E humbim kontrollin sepse vrapojmë gjithë ditën si pula pa krye.

Edhe dikush mendon se kemi edhe kohë të lirë.

Po qysh jo, meqë unë nuk bëj asgjë gjithë ditën, mundem me ardh edhe me ta pastru shtëpinë tënde për mysafirët, edhe me ardh në ndejat me nuse e bija që i bëni çdo javë.

9 E humbim kontrollin sepse nuk largohemi nga puna kurrë.

Me qenë nanë në shtëpi është punë me orar të plotë e që nuk mbaron asnjëherë, gjithë ditën, edhe pjesën më të madhe të natës.

10 E humbim kontrollin sepse askush nuk na ofron ndihmë.

E pse me i ndihmu dikujt që gjithë ditën rri në shtëpi?

Ndoshta sepse nuk jemi supernjerëz që munden me jetu veç me ajër.

11 E humbim kontrollin sepse jetojmë në zonë luf*te gjithë kohën.

Asnjëherë nuk mundesh me parashiku kur ka me kris diçka, kur fëmijët kanë me u zanë mes vete, kur njëri ka me u lëndu për urgje*ncë, kur kanë me ikë në rrugë pa i vërejtur.

12 E humbim kontrollin sepse çdoherë kur i vëmë fëmijët në gjumë, dikush vendos me pre ndonjë pemë, a me rrënu ndonjë ndërtesë.

Sikur e presin tamam kohën e gjumit dhe vendosin me e zgju çdo fëmijë të lagjes.

Si duket, edhe sot mbeta pa drekë për ditën e tretë me radhë.

Nëse je nënë në shtëpi, dhe e humb kontrollin shpesh, nuk je e vetme.

Është punë me orar të plotë, dhe jashta orarit.

Mos u brengos, do ta mbijetosh edhe sot, ashtu si çdo ditë.