I riu në karrocë me rrota nga Durrësi del në protestë dhe i kthehet keq ministres: O idio*e, provo jeto ti me 140 euro në muaj

Në Durrës vazhdojnë ende protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, që kanë prekur në fakt gjithë vendin dhe gjithë shportën e ushimqeveNjë i ri, ka komentuar deklaratën e djeshme të ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, e cila u shpreh se një shqiptar që merr 140 euro, nuk quhet i varfër.

“Meqë i dalin, le ta lërë rrogën, 2-3 mijë euro a sa merr, edhe qiratë që mbledh në ato të vetat. Ta provojë a e kalon dot muajin me 140 euro, pastaj prite kur të vijë të dali këtu si ne,”-tha ai.Ndërsa një tjetër i ri, i cili doli në protestë edhe pse në karrocë me rrota, nuk i kurseu as ofendimet ndaj ministres së Financave, Ibrahimaj.

“Ajo është id**te, nuk kam çfarë them, nuk ia vlen as ta komentosh,”-shtoi ai. Prej më shumë se një javë, qytetarët nga vende të ndryshme të Shqipërisë, kanë dalë dhe protestuar kundër rritjes së çmimeve.Nesër paraditë protesta e madhe do të mbahet para kryeministrisë në Tiranë, ku pritet të ketë një numër shumë të madh protestuesish, njësoj si javën e kaluar.