Ky është tatuazhi më i rëndësishëm për Borën në trupin e saj , Ja kujt i dedikohet!

Ditën e sotme në “Përputhen” nisën pyetjet rreth tatuazheve dhe kujt i dedikohen ato. Konkurrentët pyetën moderatoren Bora Zemani, e cila nuk hezitoi të tregonte tatuazhet e saj.

Bora zbuloi se të gjitha tatuazhet që ka në trup janë dedikime, por veçoi kryesisht një prej tyre. Bëhet fjalë për një tatuazh në kyçin e dorës, ku ka gdhendur dy flokë bore.

Ky tatuazh i dedikohet djalit të saj, Arborit, njëjtë si emri i tij.