“Kur do gjesh burrë se shoqet e tua janë me fëmijë?”, Semi e ka “gati” përgjigjen (FOTO)

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, këngëtarja Semi Jaupaj, ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku i ka dhënë mundësinë ndjekësve t’i bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Padyshim që kurioziteti ka qenë i madh, por pyetja që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte njëra që lidhet me martesën.

“A ke ndërmend të gjesh burrë se shoqet e tua janë me kalamaj tani?”, i ka shkruar një ndjekës.

“Heshtje…Jo, nuk po mundohem. Për momentin fokusi është vetëm te muzika. Urime shoqeve meqë ra fjala”, i është përgjigjur Semi.

Kujtojmë që kngëtarja konfirmoi vitin e kaluar ndarjen nga Bojken Lako, me të cilin thotë se kanë mbetur miq. Dyshja qendruan së bashku për 8 vite./albeu.com/