Big Mama në “hall” të madh: Djemtë nuk më afrohen fare, kanë frikë se hanë dajak

Këngëtarja e njohur Big Mama është në kërkim të një partneri, por siç e tregon edhe vetë, nuk po gjen dot një djalë që ta dojë.

AJo tha në emisionin “Ftesë në 5” se djemtë nuk po i afrohen fare, pasi kanë frikë se mos “hanë dajak” pas asaj që panë në Big Brother.

“Mbeta rrugëve të Tiranës, Maqedonisë dhe Kosovës. Nuk kam kohë për tu lidhur me dikë, por po ma gjete ndonjë nuk ka problem. Ke ndonjë vëlla a çun. Kur del nga Big Brother nuk afrohen fare, me rastin tim, me atë që panë kanë frikë se mos hanë dajak.

Edhe rrugës kur më shohin thonë ‘ik ik se kjo është e vështirë’. Por çdo njeri e ka pikën e vetë. Kur vjen pika ime dal nga vetja,” tha Big Mama.