




Beatrix Ramosaj është njëra nga këngëtaret më të komentuara të momentit.
Beatrix është shumë aktive këto kohë, me projekte të ndryshme dhe postime në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Postimi i fundit mbrëmë në rrjetin social “Instagram” mori shumë vëmendje mediatike. Kjo, pasi vëllai i saj Albani ia zbuloi asaj një “sekret”.
Këngëtarja ka publikuar dy fotografi ku shihet me kufje në vesh dhe mikrofon në dorë.
Albani ka shkruar në komente: “Kush o gati per kongen e re t’trixes boma llajk”.





“Hahaha të urrej. Pis”, i ka replikuar këngëtarja duke nënkuptuar se nuk ka dashur që të zbulojë njëherë lajmin.
Kujtojmë që kënga më e fundit e Trixës ishte dedikimi për Donaldin, projekt që erdhi si përgjigje e kritikave me të cilat janë përballur për lidhjen e tyre. /Lajmi.net/