Aktorja e njohur habit me rrëfimin e saj: Ha uѕhqim me vaj dhe brum, bëj “vetëvraѕje” me kalori

Aktorja e njohur turke, Hazal Kaya e cila para disa kohësh është bërë nënë për herë të parë ka zhvilluar një intervistë së fundmi.

E pyetur nga gazetarët rreth “sekreteve” të bukurisë së saj dhe formave trupore ajo ka treguar se nuk bën palestër, madje nuk mban as dietë.“Unë e dashuroj dhe shijoj shumë ushqimin, nuk mundem të mbaj dietë, ha ushqim me vaj dhe brum. Bëj ‘vetëvrasje’ me kalori dhe sheqerna të tepërta herë pas here”, tha ndër të tjera aktorja.

Ajo është përfolur gjithmonë në mediat rozë jo vetëm për karrierën e saj si aktore, por edhe si një nga vajzat më tërheqëse në Turqi.

Prej disa kohësh ajo është shkëputur nga bota televizive pasi nuk e kemi parë në asnjë rol si aktore ku duket se po përfshihet më shumë në kujdesin ndaj familjes.