–





Rigoni i kuq është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme tek pyjet e zonave malore. Rigoni ka kërcell të kuqerremtë, me lule të vogla ngjyrë purpuri, të renditura në kallinj të gjatë.
Rigoni i kuq lulëzon në periudhën e qershor-shtatorit. Ai përmban subst anca që ndihmojnë sistemin tretës, ka vlera antibak teriale dhe studimet tregojnë se në 1 gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në 1 gram mollë, 30 herë më shumë se në 1 gram patate, 12 herë më shumë se në 1 gram portokall dhe 4 herë më shumë se boronicat.
Gjethet dhe kërcelli janë antiseptikë, ndihmojnë me se krecionet e tëmthit.
Pijet me rigonin e kuq, qoftë në formën e çajrave, apo vajit, ndihmojnë kundër të ftohtit, vi rozës, temperaturës, mungesës së tretjes, ose problemeve në stomak.
Përgatitja e vajit:
Rigonin e kuq përzjejeni me gjysmë litri vaj ulliri. Mjaftojnë 4-5 degë rigon i freskët. Ato duhet të qëndrojnë së bashku për një javë.
Përgatitja e çajit:
Një lugë çaji me rigon hidheni në një enë me gjysmë gote ujë të vluar, mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta. Përmbajtja kullohet dhe lëngut i hidhni sipas dëshirës sheqer ose mjaltë.
Konsumojeni tre here në ditë




