Nga palestra te tualeti i veshur me ar/ Putin me avion luksoz, rusët vuajnë për ushqim (FOTO)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka një avion privat që kushton plot 390 milionë paund, ku tualeti është i veshur me ar.

Mediat e huaja kanë publikuar fotot e këtij super avioni, teksa rusët janë goditur nga sanksionet dhe po luftojnë për ushqimet pasi dyqanet po boshatisen.

Pamjet e publikuara tregojnë brendësinë e avionit luksoz, i cili ka një bar, dhoma gjumi e madje edhe një palestër. Dekori i brendshëm ka një stil neoklasik, madje edhe tavolina e madhe e konferencave është e zbukuruar me ar dhe e rrethuar me sedilje lëkure krem.

“The Sun” shkruan se avioni i mahnitshëm i Putin është i aftë që të godasë shpejtësi deri në 560 mph dhe është bërë nga Shoqata e Prodhimit të Avionëve Voronezh.

Ndërkohë kujtojmë se rusët janë duke vuajtur sanksionet që u janë vendosur për shkak të luftës në Ukrainë, e nisura nga Putin 23 ditë më parë. Monedha e Rusisë është në rënie dhe rusët janë parë në pikat e parave, duke u përpjekur që të tërheqin paratë para se kursimet e tyre të bëhen të pavlera.

Por jo vetëm kaq, pasi në mediat e huaja janë publikuar edhe pamje ku shfaqen pensionistët rusë që luftojnë të marrin atë pak ushqim që ka mbetur në raftet e supermarketeve.