Zelensky viziton 16-vjeçaren e plagosur, ajo e befason me fjalët që ia tha

Duke vizituar një vajzë 16-vjeçare të plagosur në një spital në kryeqytetin ukrainas, Kiev, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mësoi se ai ishte bërë yll i TikTok.

“Të gjithë të mbështesin në TikTok,” i tha atij Katya Vlasenko, automjeti i familjes së së cilës u qëllua teksa ata iknin nga forcat ruse, shkruan BBC.

Presidenti 44-vjeçar sapo i kishte dorëzuar asaj një tufë të madhe lulesh.

“Nuk është e lehtë, por ne bëjmë gjënë e duhur”, i tha ai, vajzës.

Pasi dëgjoi për popullaritetin e tij në platformën e ndarjes së videove, ai pyeti: “Pra, ne kemi pushtuar TikTok?”. /Lajmi.net/