Kataѕtrofë/ 50 makina përрlaѕen për shkak të mjegullëѕ, 5 viktima e dhjetëra të plagoѕur

Të paktën pesë persona janë konfirmuar të vdekur dhe dhjetëra të plagosur si pasojë e një aksidenti masiv prej 50 automjetesh në Missuri të SHBA-ve. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm për shkak të mjegullës së dendur që kishte mbuluar rrugën.

Videot rrëqethëse nga vendi i ngjarjes tregojnë kamionë të përfshirë nga flakët dhe tymi i zi që mbulon qiellin. Punonjësit e zjarrfikëses dhe urgjencës mjekësore kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje për të dhënë ndihmën e tyre, ndërsa po punohet për pastrimin e rrugës.

Departamenti i Sigurisë Publike në Missuri tha në një deklaratë se ky është një aksident i madh me përplasje të shumta që përfshijnë disa kamionë dhe makina. Të dy korsitë e qarkullimit janë të mbyllura.