Turqia paralajmëron takim direkt mes Zelenskyt dhe Putinit

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu u takua të enjten në Lviv me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, një ditë pas vizitës së tij në Moskë, ku u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Në fjalimet e regjistruara, Çavuşoğlu tha se nëse arrihet një marrëveshje për çështjet për të cilat shihet një afrim, ekziston mundësia që dy liderë të bashkohen në një takim, duke iu referuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe atij rus, Vladimir Putin, shkruan CNN.

Çavuşoğlu tha gjithashtu se shpresat e tij për një armëpushim u rritën pas takimit me të dyja palët, megjithëse “është e vështirë të flitet për këtë kur bëhet fjalë për luftën”.

Ai tha se Ukraina kishte sugjeruar Turqinë dhe Gjermaninë si vende garantuese në një “marrëveshje kolektive të sigurisë”.

“Në bisedimet e mia të djeshme në Moskë, pashë se Federata Ruse nuk kishte asnjë kundërshtim për këtë dhe se ata mund ta pranonin një propozim të tillë”, tha Çavuşoğlu.

Ai theksoi se një marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët dhe popullin e tyre. /Lajmi.net/