“Kjo betejë ende nuk ka përfunduar” – komuniteti LGBTI proteston sot para Kuvendit

Para objektit të Kuvendit të Kosovës, është paralajmëruar për sot një protestë për të kundërshtuar gjuhën homofobe që përdorën disa deputetë në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës.

Protesta e paralajmëruar për në ora 12:00 , synon të përcjell mesazhin e komunitetit LGBTI se beteja për barazi shoqërore nuk ka përfunduar ende, ka njoftuar Lend Mustafa nga ky komunitet, shkruan Reporteri.net.

“Ju ftojmë t’i bashkohemi protestës simbolike para Kuvendit për të shprehur pakënaqësi ndaj neglizhencës dhe refuzimit për të shtyer përpara të drejtat e njeriut, për të gjithë personat pa dallim, që janë të garantuara me Kushtetutë!

DEPUTETËT BETOHEN NË KUSHTETUTË, JO NË LIBRA FETARË!
Nga ora 12:00 do të protestojmë para Kuvendit me mesazhin që kjo betejë ende nuk ka perfunduar, ne do të rezistojmë deri të arrihet barazi shoqërore”, thuhet në thirrjen për protestë të paralajmëruar në rrjetet sociale.

Dje në Kuvendin e Kosovës, nuk kaloi në lexim të parë Projektkodi Civil.