Ndryshon mosha e pensionit : Ja sa vjeç do te dalin tani burrat dhe grate

Rritet mosha e daljes nè pension pèr gratè. Ne perputhje me ligjin e ri tè sigurimeve shoqèrore, nga 1 janari, qè njè grua tè fitojè tè drejtën e pensionit tè pleqèrisë, ajo duhet tè ketè mbushur moshen 61 vjeç. Kjo perbën njè rritje me njè vit, pasi deri mè 31 dhjetor gratè e pèrfitonin pensionin ne moshen 60-vjeçare.

Kjo rritje parashikohet nga reforma e pensioneve, qe èshtē miratuar nè vitin 2021. Reforma cakton nje rritje graduale tè moshes sè pensionit, si pèr burrat,ashtu edhe pèr grate. Por pèr keto tè fundit shpejtesia e rritjes do te jetè mè e madhe. Pèr burrat kete vit nuk parashikohet rritje e moshès pèr te pèrfituar pension, kèshtu qè ata do ta perfitojnè ate ne moshen 65 vjeç, si mè parè.

Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë. Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë.

Nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2020 duhej të kishte 35 vite vjetërsi për të marrë pensionin, nga data 1 janar 2022 duhet të ketë 37 vjet.