Pas koncertit madhështor në Tiranë, Maluma habit me postimin e tij për shqiptarët

Të hënën e 14 marsit, ylli latin me famë botërore, Maluma mbajti një koncert madhështor në Tiranë.

Kjo ishte hera e parë e artistit të famshme nga Kolumbia që ndodhej në Shqipëri, teksa mbi 12 mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” për të ndjekur nga afër peformancën e tij.

28-vjeçari me të mbërritur në Shqipëri ka bërë postime të ndryshme, ndërsa të shumta ishin edhe ato nga performanca.

Edhe sot (16 mars) ylli i hitit “Corazon”, postoi në InstaStory një video të publikuar nga faqja e Instagramit të kompanisë “Royalty World Inc” në të cilën është përmbledhur qëndrimi i tij në Tiranë.