




Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar Rusinë që të ndalë menjëherë sulmet në Ukrainë. Ky urdhër është i detyrueshëm sipas ligjit ndërkombëtar.
Presidenti ukrainas Zelensky ka reaguar menjëherë pas këtij vendimi, duke u shprehur se në rast të injorimit të urdhrit, Rusia do të izolohet edhe më shumë.





“Ukraina fitoi një fitore të plotë në çështjen e saj kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. GJND-ja urdhëroi ndalimin e menjëhershëm të pushtimit.
Urdhri është i detyrueshëm sipas ligjit ndërkombëtar. Rusia duhet të respektojë menjëherë. Injorimi i urdhrit do ta izolojë edhe më tej Rusinë”, shkruan Zelensky.