




Të paktën 21 foshnja të ardhura në jetë nga nëna surrogate, kanë ngecur një vendstrehim nëntokësor për bomba në Ukrainë.
Foshnjat po presin që prindërit e tyre biologjikë, të cilët jetojnë jashtë shtetit, t’i marrin në shtëpi, por lufta e ka bërë shumë të rrezikshëm udhëtimin e tyre, ndërsa rusët vijojnë bombardimet pa dallim..
“Është shumë e frikshme këtu. Të shikosh këto foshnja të pambrojtura, e vetmja gjë që mund të shpresojmë është që lufta të mbarojë shpejt”, thotë një infermiere e cila kujdeset për ta.
Leonard është një nga foshnjat që është strehuar nëntokë dhe së shpejti do fillojë një jetë të re me prindërit e tij në Gjermani.





“Është e tmerrshme. Duam që ta marrim në shtëpi, kur të jetë i sigurt”, tha Heka, nëna e Leonard.
Çifti kanë udhëtuar 12 orë me tren për të marrë të birin, që ende gjendet në vendet e evakuimit nëntokë në Kiev.