Ukraina dhe Rusia drejt arritjes së paktit? Zbulohen pika të marrëveshjes që po afrojnë dy vendet

Rusia ka pohuar se disa pika të një marrëveshje paqeje me Ukrainën janë afër gjetjes së dakordësisë së statusin “neutral” për Kievin nën një konsideratë “serioze”.
Kjo vjen një ditë pasi presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky tha se vendi i tij duhet të pranojë se nuk do të bëhet anëtar i NATO-s – një deklaratë që pritej të hapte rrugën për një lloj marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha për RBC neës të mërkurën: “Statusi neutral tani po diskutohet seriozisht së bashku, natyrisht, me garancitë e sigurisë.

Tani po diskutohet pikërisht kjo gjë në negociata – ka formulime absolutisht specifike që për mendimin tim janë afër marrëveshjes.’ Ai tha se Presidenti Vladimir Putin kishte folur për neutralitetin, së bashku me garancitë e sigurisë për Ukrainën pa zgjerimin e NATO-s, si një variant i mundshëm në shkurt.

Më vete, negociatori kryesor i Moskës, Vladimir Medinsky tha se delegacioni i tij po bënte presion që Ukraina të merrte një status të krahasueshëm me Suedinë ose Austrinë, dy vende neutrale në Evropën Perëndimore – megjithëse Zelensky e ka refuzuar propozimin.

Medinsky tha: “Ne kemi nevojë për një Ukrainë paqësore, të lirë, të pavarur, neutrale – jo një anëtare e blloqeve ushtarake, jo një anëtare e NATO-s”.
Të dy palët kanë zhvilluar disa raunde negociatash që synojnë gjetjen e bazës së përbashkët dhe ndalimin e armiqësive të nisura nga udhëheqësi rus Vladimir Putin në fund të shkurtit.

Lavrov të mërkurën paralajmëroi se negociatat nuk ishin të lehta, por se kishte ‘disa shpresa për të arritur një kompromis’.
Negociatori rus Medinsky u bëri jehonë gazetarëve të mërkurën se bisedimet ishin ‘të ngadalta dhe të vështira’, por tha se Kremlini dëshiron paqen, ‘sa më shpejt të jetë e mundur’.

Ai përsëriti se çështja thelbësore në bisedimet është një Ukrainë ‘neutrale’, duke përmendur statusin e Austrisë dhe Suedisë si shembuj të mundshëm për t’u ndjekur. Kjo do të thotë se Ukraina mund të mbajë forcat e saj të armatosura, por se Kievit nuk do të lejohet të ketë ndonjë bazë të huaj, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.

Medinsky shtoi se çështje të tjera po diskutoheshin, duke përfshirë statusin e gadishullit të Krimesë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, si dhe territoret e mbajtura prej vitesh nga separatistët pro-Moskë. Lavrov të mërkurën tha se lista e prioriteteve përfshin sigurinë e njerëzve në Ukrainën lindore, çmilitarizimin e Ukrainës dhe të drejtat e njerëzve që flasin rusisht në Ukrainë.