“Dëgjuam një shpërthim dhe..”/ Shqiptarët të tmerruar, Çfarë ndodhi me avionin e linjës: Shpetuam per mrekulli

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në avionin i cili ka pësuar një defekt direkt pas nisjes për fluturim.

Një nga udhëtarët ka treguar se pasi avioni u ngrit nga pista për fluturim u dëgjua një shpërthim i fortë, ndërkohë që avioni ka humbur drejtimin normal. E gjithë avaria është shoqëruar me panik dhe frikë nga udhëtarët

“Dëgjuam një shpërthim të fortë pasi ishim ngritur. Më pas avioni kishte probleme të rënda në fluturim. Pilotët u përpoqën shumë për të shmangur një aksident tragjik. Madje ata janë heronj pasi falë atyre ne mundëm të mbijetojmë.

Qëndruam për 40 minuta në ajër dhe nga momenti në moment mund të përplaseshim. Ende nuk e dimë çfarë ndodhi, por piloti, falë tij e përsëris, ne mundemi të jemi gjallë.

Ai arriti ta ulë avionin dhe ne shpëtuam të gjithë”, tregon njëri nga udhëtarët.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen, megjithatë mësohet se pasagjerët kanë shpëtuar për mrekulli.