Gjatë funeralit të 4 ushtarëve ukrainas në Lviv ndërpritet ceremonia mortore për ѕhkak të një ѕulmi

Gjatë funeralit në Lviv të katër burrave ukrainas, të vrarë në një sulm ushtarak rus, priftit iu desh të ndërpresë ceremoninë, për shkak të një alarmi sulmi ajror.

Pastorit iu desh t’i ndalonte anëtarët e familjes që t’i mbanin arkivolet jashtë kishës, raporton The Guardian.

Qindra njerëz morën pjesë në funeralet e katër burrave, të gjithë ushtarë, të vrarë në sulmin vdekjeprurës rus në një bazë ushtarake ukrainase, në Yavoriv,

më 15 mars, pranë kufirit polak, ku u vranë gjithsej 35 persona.
Katër burrat ishin të moshave të ndryshme. Më i vogli ka lindur në vitin 1991, më i madhi në vitin 1966.

Pasi mbaroi alarmi i sulmit ajror, prifti rifilloi ceremoninë dhe arkivolet u nxorën jashtë, për t’u varrosur në një varrezë në qytet.