Tre kryeministra evropianë hyjnë në Ukrainë, takohen me Zelenskin

Kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë janë duke u takuar sot me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski.

Kështu kanë raportuar mediat çeke, transmeton Gazeta Express.

Tre kryeministrat raportohet se kanë hyrë brenda Ukrainës këtë mëngjes, përpara se udhëtojnë drejt kryeqytetit Kiev, me tren.

Kjo vizitë vjen në kohën kur Rusia vazhdon sulmet në Kiev – ku një është imponuar ora policore deri të enjten. Nuk dihet se si kjo orë policore do të impaktojë vizitën e liderëve.