Del videoja/ Këto janë vajzat që paguan 1000 EURO për kokë, që të takonin Malumën

Ditën e djeshme, këngëtari kolumbian Maluma, mbajti një koncert në Tiranë dhe mijëra të rinj shkuan ta shikonin, duke paguar dhjetra euro personi, edhe pse Shqipëria po përballet me një krizë çmimesh gati të papërballueshme. Në mesin e këtyre të rinjve, kishte edhe nga ata që nuk largoheshin nga koncerti pa e takuar nga afër këngëtarin dhe pa bërë foto me atë.

Këta, duhet të paguanin 1000 euro secili që kjo gjë të ishte e mundur. Së fundmi është publikuar edhe videoja e personave që kishin paguar këtë tarifë për të qenë afër me Malumën.

Ato janë disa vajza që shihen tepër të gëzuara që janë pranë këngëtarit. Teksa ai bën video, ato afrohen dhe e prekin sikur të ishte Zoti.

Epo qejfe, qejfe kjo dynja.