Sërish situatë ALARMANTE në Kinë, Сovid-19 “bën namin”, 30 milionë njerëz futen në karantinë

Kur të gjithë menduam që Co vid-19 pak nga pak po largohet, Kina së fundmi ka shënuar një rritje të menjëhershme të rasteve së të infektuarëve.

Për shkak të rasteve në rritje në Kinë, vendi ku u shfaq për herë të parë koronavirusi, qytetet janë izoluar përsëri dhe afër 30 milionë njerëz janë vendosur sërish në karantinë.

Ekipet mjekësore të veshura me veshje mbrojtëse vijojnë të kryejnë analiza masive në të gjithë vendin. Sipas mediave të huaja mësohet se Kina shënoi ditën e martë 5,280 raste të reja me Co vid-19 .

Ndërsa numri i rasteve u rrit gati dy herë në krahasim me një ditë më parë duke i lënë vetëm një rrugë administratës së Pekinit mbylljen e qyteteve.