




Maluma sot ka mbajtur koncertin e tij në Tiranë.Ky koncert ishte madhështor, dhe u ndjek nga mijëra njerëz, shkruan lajmi.net.
Maluma në koncert kishte të veshur një jakne të gjelbërt, ku pak orë më herët edhe Beatrixa kishte postuar foto me ngjyrën e njëjtë të veshjes.Këngëtarja shqiptare ka postuar një storje ku kishte krahasur veshjen e saj dhe të Malumës.
Madje këngëtari ka të vendosura edhe syzet të njëjta sikur Trixa.





Trixa me shaka kishte shkruar: E ka bërë për mua.
Kujtojmë se Beatrixa është njëra ndër personazhet më të përfolura gjatë muajve të fundit, e gjitha kjo pas lidhjes së krijuar me Donaldin brenda shtëpisë së “BBV”, por kjo lidhje nuk arriti t’i rezistojë edhe jetës jashtë shtëpisë./Lajmi.net/