Hapet shkolla e parë në gjuhën shqipe, Dua Lipa mes fëmijëve shqiptarë në Teksas

Dua Lipa, një nga ambasadoret më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës, nuk resht së promovuari kulturën dhe artin shqiptar kudo në botë. Artistja me famë botërore, së fundi ishte e pranishme në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas, Amerikë.

Gjatë këtij eventi, Dua Lipa mbajti edhe një fjalim të shkurtër për promovimin e gjuhës, kulturës dhe artit shqiptar.

Në profilin e saj, këngëtarja shqiptare ka publikuar edhe disa fotografi në mes të fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Amerikë.

“Ishte nder të isha në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas. Qendra promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare duke ofruar mësime gjuhe për fëmijët nga 5-15 vjeç”,- shkruan këngëtarja bashkëngjitur fotove me fëmijët.