Zelensky i shkruan familjes së gazetarit të vrarë amerikan: Рopulli i Ukrainës рo mban zi me ju

Presidenti i Ukrainës i ka shkruar një letër familjes së Brent Renaud, gazetarit amerikan të vrarë në Ukrainë.

Renaud, 50 vjeç, u qëllua për vdekje në Irpin, në periferi të Kievit, të dielën, nga forcat ruse, sipas shefit të policisë së Kievit.

Në postimin e tij në Twitter, Zelenskyy shkroi:

“Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjen e Brent Renaud, i cili vdiq duke dokumentuar pamëshirshmërinë dhe të keqen e Rusisë ndaj njerëzve.

Jeta dhe sakrifica e Brentit le të frymëzojnë botën për të luftuar për forcat e dritës kundër forcave të errësirës”.

/GazetaSinjali/