“Lekët për Malumën, si floriri i këtij abazhuri”/ Muzika ndërpret bashkëbisedimin e Ramës: Nuk po e dëgjojmë me lekët e taksave, mos më thoni ul çmimet o njeri…

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar sërish sot me një bashkëbisedim qytetarëve në Facebook për rritjen e çmimeve.

Teksa ai po fliste në sfond dëgjohej koncerti i këngëtarit Maluma për të cilin komentuesit shkruanin se është paguar nga qeveria. Rama u shpreh se nuk është paguar asnjë lek për të dhe është sjellë nga një kompani private.

“Ne kemi taksat më të ulëta në Europë edhe pse rrogat e ulëta i ka edhe vende të tjera të rajonit. Ne do të rrisim rrogat që kemi thënë me 1 qershor. Kam parë aq shumë në këtë vend saqë askush nuk mund të më japë mua leksione. Mos më thoni ul çmimet o njeri, për atë rritje çmmesh te shporta do i japim paratë në dorë për gjysëm milioni. Se po dëgoj një muzikë këtu jashtë nuk e di cfarë është po është Malumja që unë as e dija ca ishte sot e mora vesh se më shkruanin që keni lekë për Malumen.

Lekët për Malumen janë njësoj si florii i këtij abazhuri/ S’është paguar asnjë lekë për koncertin e Malumes nga asnjë buxhet publik as i qeverisë as bashkisë se pyeta ca është kjo malume.

E ka sjellë këtu një kompani private e këta që dalin në protestë flasin për Malumen e ju thonë ky ka sjellë Malumen unë as e dija kush ishte Malumja”, tha Rama.

(BalkanWeb)