“Protestë më të turpshme nuk ka”, Rama flet sërish: Edhe 300 herë më shumë të jeni, sa të jem unë taksat…

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish live në rrjetet sociale mbrëmjen e sotme teksa ka komentuar sërish protestën e qytetarëve, të cilët sot ishin në ditën e 6 të tyre.

Rama është shprehur se kjo është protesta më e turpshme që ka parër, teksa sipas tij edhe sikur të jenë shumë herë më të shumtë në numër sërish taksa mbi karburantin nuk do të hiqet.

“Besoj që dëgjimi i njëri tjetrin është domosdomshmëri gjithnjë sidomos në kushtet e një situate si kjo si të mos mjaftonte taksirati i pasojave të një lufte që është paraqitur në Shqipëri e kudo tjetër në formën e çmimeve të rritura befasisht, na duhet të komunikojmë edhe sepse këtu tek ne si në asnjë vend tjetër të NATO-s,

në asnjë vend tjetër të Evropës e botës demokratike që po përjeton ekzaktëisht të njëjtat shenja shqetësuese në faturart e çmimeve të kemi të bëjmë me një gërdi turpi. Ka pasur protesta lloj lloj, dhe protesta që kanë degraduar në një formë apo tjetër por protestë më të turpshme se sa kjo as nuk ka ;pasur as nuk ka se si të ketë.

Mua nuk më shqetësojnë, jo aq por dhe 300 fish, taksat mbi karburantet sa të jem unë nuk hiqen nuk ulen nuk lëvizin. Mua më alarmon diçka tjetër, cënimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull, si shtet, si vend si shoqëri, si shqiptarë nga ky reagim, – tha kryeministri Edi Rama