Maluma i tregon të gjithë botës se ndodhet në TIRANË, publikon foton nga kryeqyteti

Edhe pak minuta na ndajnë që të shijojmë muzikën e Malumës në Tiranë. Këngëtari që prej mëngjesit të sotëm ndodhet në kryeqytet dhe pritet që të performojë mbrëmjen e sotme para mijëra fansave shqiptarë.

Më herët këngëtari ka publikuar një foto ku shihet në automjetin e tij dhe mbi foto ka vendosur “locationin”,

duke i treguar 61 milion ndjekësve të tij në Instagram se ndodhet në Tiranë.