Ushtari ukrainas publikon video duke vallëzuar, që ta bind vajzën e tij se akoma është gjallë

Ushtarët ukrainasë që janë në vijën e parë të frontit, në mënyra të ndryshme po tentojnë të mbesin në kontakt me familjet e tyre, e ndihmë të madhe në këtë drejtim po jep interneti dhe rrjetet sociale.

Ushtari Alex Hook ka ardhur deri te një ide gjeniale, për t’i treguar bijës së tij 5-vjeçare se është akoma gjallë dhe duhet të luftojë për atdheun, transmeton Telegrafi.
Në fakt Alex në TikTok publikon video interesante nga vija e frontit, me qëllim që vajza e tij të mund ta sheh se babai i saj është shëndoshë e mirë.

Ai shpesh poston video duke vallëzuar me rroba të kamufluara me qëllim që t’ia ndreq ditën vajzës, kurse Alexin shumë e lavdërojnë dhe e përkrahin për këtë nismë. Në video shpesh i bashkohen edhe ushtarët e tjerë.

Ndryshe Alex dhe vajza e tij “argëtohen” duke vallëzuar dhe filmuar video, të cilat gjatë kohës së pandemisë i postonin vazhdimisht në TikTok.

Videot që ai i ka postuar nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kanë marr mbi 60 milionë shikime, e profili i tij është bërë një lloj ditari i luftës. /Telegrafi/