Nuk do ta besoni çmimin me të cilin shitet një litër naftë në Rusi

Një litër naftë në Rusi aktualisht shitet për 59,99 rubla, që është 0.45 euro. 0.50 euro është çmimi aktual i benzinës 98 oktane, ndërsa 95 oktani kushton 0.45 euro.

Nga nëntori e deri më sot çmimi i derivateve në Rusi është rritur mesatarisht për më pak se 5 rubla që në euro i bjen 5 cent.

Kosova ka karburantet më të lira, Greqia më të shtrenjtat: Si po lëvizin çmimet në rajon?

Kosova është një vend ku derivatet janë më të lira për momentin. Benzina kushton vetëm 1.64 euro, kurse nafta 1.61 euro. Nga ana tjetër, Greqia është lider në rajon dhe karburantet janë më të shtrenjtat atje. Benzina mbushet për 2.22, ndërsa nafta 2.09 euro.

Çmimet e karburantit po rriten kudo. Greqia, Kroacia dhe Sllovenia, të gjitha anëtare të Bashkimit Evropian, kanë karburante më të shtrenjta se Maqedonia