




Shumë vetë presin për një vizë pune për të ardhur në Gjermani. Po si qëndron puna aktualisht me dhënien e vizave në ambasada? Dhe a po e ndryshon kr iza e Co ronës nevojën e Gjermanisë për fu qi punëtore nga jashtë? Vetëm pak muaj më parë, më 1 m ars 2020 hyri në f uqí lí gji për f uqínë e kualifikuar punëtore në Gjermani.




Ai do duhej t’ua lehtësonte qytetarëve nga vendet e treta jashtë BE, ardhjen me punë në Gjermani. Shumë qytetarë nga Shqipëria e Kosova lidhën shpresat me këtë lí gj.
Dhënia e vizës orientohet për momentin nga kufízimet e udhëtimit në f uqí”, thekson Ministria e Jashtme gjermane, por një vendim i fundit i qeverisë gjermane po e rihap rrugën edhe për ra stet e tjera me kontratë apo ofertë pune.




Ministria e Jashtme gjermane konfirmon për Deutsche Wellen, se “në bazë të vendimit të kabinetit gjerman më 1 g ushte mundet që fu qía punëtore e kualifikuar me një ofertë konkrete pune në bazë të lí gjit për fu qínë e kualifikuar punëtore (FEG) të udhëtojë sërish në Gjermani.




Kjo vlen edhe për ata që vijnë nga të gjitha shtetet e treta. Në këtë kontekst për ra ste të tilla parimisht mund të jepen sërish viza.”
Parimisht tingëllon bukur, por praktikisht shumë aplikues me këto zhvillime si në Shqipëri së fundmi as nuk e dinë, se kur do të kenë një datë tjetër aplikimi për vizë dhe u duhet vetëm të kalitin durimin.