Gruaja ime po flinte pranë meje dhe papritmas mora një mesazh nga FB, një ftesë për miqësie nga një vajzë


Gruaja ime po flinte pranë meje dhe papritmas mora një mesazh nga Facebook, një ftesë për miqësie nga një vajzë. Mendova; “mirë” le të shohim kush është. Unë e pranova ftesën dhe menjëherë shkrova:

– “Kush je ti?” pastaj ajo u përgjigj:
– “Unë jam kjo dhe ajo, kështu dhe kështu. Kam dëgjuar që je martuar, por ende më mungon!”

Doli se ishte një ish e dashura ime, dhe po ajo ishte e bukur. E mbylla bisedën dhe u ktheva për të parë gruan time për t’u siguruar që ajo ishte akoma në gjumë. Unë e pashë atë. Ajo po flinte e qetë pas një dite të lodhshme, duke fluturuar lart e poshtë duke bërë punët e shtëpisë.

Ndërsa e shikoja, fillova të mendoj se si ndihej kaq e sigurt dhe flinte e qetë në një shtëpi të re për të, larg familjes së me të cilën kishte kaluar 22 vite të jetës së saj. Kur ajo ndjehej e trishtuar, nëna e saj ishte gjithmonë aty për të qarë në shpatullat e saj ose thjesht për të biseduar me të. Vëllai ose motra e saj bënin shaka me të vetëm për ta gëzuar. Babai i saj, gjithmonë do të jepte gjithçka që ajo të kishte “gjithçka” dhe të ndjehej mirë.

E tani ajo i ka lënë ata dhe më ka zgjedhur mua për të vazhduar jetën e saj. Një mendim i tillë më pushtoi kokën, dhe pastaj sapo hapa profilin e kësaj vajze që më kishte shkruar thjesht klikova “Blloko”.

Unë u ktheva pranë saj, e përqafova duke e mbuluar plot dashuri, sepse unë jam burrë. Jam një burrë që e do gruan e tij dhe kurrë nuk do të prishë familjen e tij.